Eshref Beqiri ka pasur tjetër delegim të rëndësishëm evropian të martën.
Ai ishte delegat i EHF-së në ndeshjen e fazës grupore të Ligës Evropiane për hendbollistë.
Në Buzau të Rumanisë u përball Buzau me skuadrën e njohur gjermane, Flensburg.
Fitore me rezultatin 33:31 shënoi Flensburgu.
Beqiri po delegohet thuajse rregullisht nga Federata Evropiane për kupa kontinentale.