Hendbollistët e Kosovës U16 e kanë luajtur të shtunën ndeshjen e parë në kuadër të Ligës Regjionale.
Në Podgoricë, djemtë tanë udhëhoqën shumicën e kohës ndaj Maqedonisë së Veriut por në fund pësuan me rezultatin 35:33. Kushtuan kryesisht gabimet teknike në fazën e fundit të ndeshjes, kur edhe u vendos fituesi. Në pjesën e parë epërsia e Kombëtares sonë ishte edhe pesë gola, 12:7.
Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 16:15 për Kosovën.
Vetëm në minutën e 49-të, Maqedonia e Veriut doli në epërsi 29:28. Sërish djemtë tanë u kthyen 31:30, por fund u takoi lojtarëve të Maqedonisë së Veriut, që ishin më të koncentruar për fitore me 35:33.
Plot 21 gola i realizoi Ajan Muqolli. 19 pritje i bëri Orges Mavraj, ndërsa gjashtë gola i kishte Ali Bajqinovci.
Të dielën Kombëtarja jonë U16 luan me Malin e Zi, nga ora 12:00.