Vëllaznimi i Gjakovës ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e javës së shtatë të Kampionatit të Kosovës në hendboll, duke e mposhtur me rezultat 34:33 kampionin në fuqi, Kastriotin e Ferizajt.
Kjo është humbja e dytë radhazi për Kastriotin në kampionat, ndërsa Vëllaznimi, falë kësaj fitoreje, e ka kaluar në renditjen tabelore.
Më meritori për fitoren e gjakovarëve ishte Granit Kadiri, i cili realizoi 10 gola.
Kontribut të rëndësishëm dhanë edhe Mali Luzha me 8 gola, Çliri Rama me 6 dhe Ardsi Halili me 4 gola.
Te skuadra e Kastriotit, më efikasi ishte Eray Karagoç me 9 gola, i ndihmuar nga Alban Haziri me 8 gola.
Pas kësaj fitoreje, Vëllaznimi ngritet në pozitën e tretë me 8 pikë, ndërsa Kastrioti zbret në vendin e katërt.