Aalborg e lë Fuchse Berlinin me zero pikë!

Hendboll

Aalborg e lë Fuchse Berlinin me zero pikë!

Nga: B.S. Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 23:15
Pamje nga ndeshja

Me ndeshjen ndërmjet Aalborgut nga Danimarka dhe Fuchse Berlinit nga Gjermania nisi faza kryesore e Ligës së Kampionëve në hendboll, ndërsa skuadra daneze triumfoi ndaj ekipit gjerman me rezultat 34:31.

Tashmë Aalborgu ka tri pikë dhe është ngjitur në vendin e tretë, ndërsa Füchse Berlini mbetet në vendin e fundit pa asnjë pikë.

Edhe pse kanë mbetur edhe shtatë ndeshje për t'u zhvilluar, gjasat që gjermanët të arrijnë në

TOP 8 janë të vogla dhe më e mundshme është që garat t'i vazhdojnë në Ligën Evropiane.

Portieri Niklas Landin regjistroi dhjetë pritje në portën e Aalborgut, ndërsa rikthim në parket bëri Sander Sagosen, i cili shënoi nëntë gola nga dhjetë tentime.

Në portën e Füchse Berlinit, paraqitje të shkëlqyer pati Lasse Ludwig, me 11 pritje. Ndërkohë, Mathias Gidsel dhe Tobias Grøndahl shënuan nga tetë gola secili, por kjo nuk mjaftoi që skuadra e tyre të arrinte një rezultat më të mirë.

Aalborgu ishte në epërsi gjatë gjithë ndeshjes, kryesisht me një deri në katër gola dallim, ndonëse në pjesën e parë rezultati u barazua në dy raste.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e vendasve, 18:16.

Në pjesën e dytë, Füchse Berlini ishte në një moment në disavantazh prej gjashtë golash, por arriti ta ngushtonte diferencën në vetëm dy gola, 32:30.

Megjithatë, Sagosen dhe Larsen shënuan për ta çuar rezultatin në 34:30, duke i dhënë fund shpresave të skuadrës gjermane për rikthim.

Aalborgu feston një fitore të rëndësishme, ndërsa Fuchse Berlini vazhdon të mbetet pa pikë në këtë fazë të garave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat