Kombëtarja e Kosovës në hendboll po i bënë përgatitjet e fundit për ndeshjen e dytë kualifikuese për Euro 2028.
Të dielën prej orës 17:15 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Kombëtarja jonë përballet me Hungarinë, favoriten e grupit.
Ndeshja transmetohet në RTK, kurse vlerësohet shumë sfiduese për Kombëtaren tonë.
Hungaria është favorite e Grupit 4. Të enjten në Tatabanya fitoi 32:21 ndaj Malit të Zi.
Ndërkohë Kombëtarja jonë luajti në Torshavn ndaj Ishuve Faroe dhe pësoi 37:30.
“Ka pasur elemente të shumta të mira në ndeshjet me Ishujt Faroe dhe kjo ka rritur besimin në Kombëtaren tonë para ndeshjes së vështirë me hungarezët.
Pritet edhe përkrahje e madhe e shikuesve në arenën që është mbushur shpesh në vitet e fundit për ndeshje të hendbollit”, thuhet në njoftimin e FHK-së.