Në mesjavë ndeshjet e raundit të parë të Kupës së Kosovës

Hendboll

Në mesjavë ndeshjet e raundit të parë të Kupës së Kosovës

Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 17:48
Kupa e Kosovës në hendboll

Të mërkurën e të enjten në program janë ndeshjet e raundit të parë të Kupës së Kosovës në hendboll.

Te meshkujt, të mërkurën janë ndeshjet Vëllaznimi – Prizreni (18:30) dhe Llapi – Vushtrria (20:00).

Të enjten janë ndeshjet e tjera: Deçani – Istogu (18:00), Trepça – Drenica (19:00) dhe Prishtina – Ulpiana (19:00). Si finalistë të edicionit të kaluar, Kastrioti dhe Besa Famgas pushojnë në raundin e parë.

Te hendbollistet ndeshjet e së mërkurës janë: Shqiponja – Vëllaznimi (16:00), Besa – CLICK (18:00), Prishtina – Vushtrria (19:00), Tereza – KEK-u (18:00), Ulpiana – Prizreni (17:00).

Të enjten janë ndeshjet Samadrexha – Trepça (19:00), Istogu – Dukagjini (19:00), Ferizaj – Vjosa (17:00).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat