Besa Famgas demolon Vushtrrinë

Hendboll

Besa Famgas demolon Vushtrrinë

Më: 19 prill 2025 Në ora: 23:16
Pamje nga një ndeshje

Besa Famgas e ka përfunduar me fitore pjesën e rregullt të garave në Superligën e Kosovës në hendboll.

Të shtunën mbrëma, Besa fitoi në udhëtim ndaj Vushtrrisë me rezultat 38:18.

Ndeshja i takoi xhiros së 28-të.

Amar Muqolli e Jon Vokshi i shënuan nga nëntë gola për Besa Famgasin.

Gjashtë i realizoi Olsi Mulaj e pesë Elion Vokshi.

Për Vushtrrinë nga pesë gola i shënuan Lulzim Sadiku e Amir Fazliu.

Nga tri i shtuan Oltion Shabani e Muhamed Halili.

Këto dy skuadra do të përballen edhe në gjysmëfinale të Kupës.

Besa Famgas është e dyta në tabelë me 44 pikë, një më shumë se Kastrioti i vendit të tretë.

Kastrioti të dielën luan ndaj Trepçës në ndeshjen e fundit të stinorit të rregullt. Vushtrria përfundon e pesta me 16 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat