Kombëtarja e Kroacisë po përballet me telashe para fillimit të Kampionatit Evropian në hendboll.
Edhe dy javë fillon Kampionati Evropian, dhe selektori i Kroacisë, Dagur Sigurdsson, mblodhi lojtarët para përgatitjeve në Prelog.
Fatkeqësisht, Kroacia do të jetë pa Marin Shipiq, një nga lojtarët kryesorë në pozicionin e pivotit.
“Do të kisha luajtur me injeksione, por mjekët më këshilluan se do të ishte më mirë të anashkaloja turneun”, tha Shipiq.
Shipiq luajti gjithashtu rol të rëndësishëm në Kampionatin e fundit Botëror.
Megjithatë, dëmtimi i rëndë në gju i ka shuar shpresat e tij për t'u paraqitur në Kampionatin Evropian.
Si rezultat, vendin e tij në listën e lojtarëve të kombëtares e zuri Zlatko Rauzhan, një nga pivotët më standardë kroatë këtë sezon.