Kastrioti e kërkon triumfin e tretë rresht në garën për Kupën e Republikës

Hendboll

Kastrioti e kërkon triumfin e tretë rresht në garën për Kupën e Republikës

Më: 24 prill 2026 Në ora: 14:17
Kastrioti

Kastrioti e kërkon triumfin e tretë rresht në garën për Kupën e Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Besa Famgas e kërkon trofeun e parë të Kupës që nga viti 2022, ndërsa Prishtina që nga viti 2013.

Ndërkohë Rahoveci nuk e ka fituar ende Kupën e Kosovës, ndonëse fitoi titullin e kampionit në dy vitet e kaluara.

Gjysmëfinalet e Kupës së Republikës së Kosovës zhvillohen të shtunën në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Nga ora 16:00 takohen Besa Famgas e Prishtina, ndërsa nga ora 20:00 është gjysmëfinalja mes Rahovecit dhe Kastriotit.

Fituesit e deritashëm të Kupës së Kosovës në konkurrencë të meshkujve.

2024/25 - Kastrioti (Ferizaj)
2023/24 - Kastrioti (Ferizaj)
2022/23 - Trepça (Mitrovicë)
2021/22 - Besa Famgas (Pejë)
2020/21 - Besa Famgas (Pejë)
2019/20 - Besa Famgas (Pejë)
2018/19 - Kastrioti (Ferizaj)
2017/18 - Besa Famgas (Pejë)
2016/17 - Besa Famiglia (Pejë)
2015/16 - Besa Famiglia (Pejë)
2014/15 - Besa Famiglia (Pejë)
2013/14 - Besa Famiglia (Pejë)
2012/13 - Prishtina
2011/12 - Besa Famiglia (Pejë)
2010/11 - Besa Famiglia (Pejë)
2009/10 - Besa Famiglia (Pejë)
2008/09 - Kastrioti (Ferizaj)
2007/08 - Prishtina
2006/07 - Kastrioti (Ferizaj)
2005/06 - Kastrioti (Ferizaj)
2004/05 - Besa (Pejë)
2003/04 - Kastrioti (Ferizaj)
2002/03 - Besa (Pejë)
2001/02 - Trepça (Mitrovicë)
2000/01 - Prishtina
1999/2000 - Prizreni
1998/99 - (Gara e Kupës nuk u zhvillua për shkak të luftës çlirimtare)
1997/98 - (Gara e Kupës nuk u zhvillua për shkak të luftës çlirimtare)
1996/97 - Vëllaznimi (Gjakovë)
1995/96 - Besa (Pejë)
1994/95 - Llapi (Podujevë)
1993/94 - Trepça (Mitrovicë)
1992/93 - Prishtina
1991/92 - Kastrioti (Ferizaj)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat