Në “Shani Nushi” finalja e katërt, a do ta kemi kampionen e re?

Hendboll

Në “Shani Nushi” finalja e katërt, a do ta kemi kampionen e re?

Më: 23 maj 2026 Në ora: 18:21
Pamje nga ndeshja

Seria finale e plejofit mes Shqiponjës dhe Samadrexhës vazhdon të dielën.

Në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, nga ora 19:00,

Shqiponja e Samadrexha përballën në ndeshjen e katërt finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.

Mund të jetë ndeshje përfundimtare, përkatësisht e titullit të kampionit, por në të njëjtën kohë edhe e barazimit të rezultatit në 2:2.

Pas tri ndeshjeve të para rezultati është 2:1 në të mirë të skuadrës gjakovare, Shqiponja.

Lojtaret gjakovare fillimisht fituan 23:22 në Samadrexhë e më pas 26:22 në shtëpinë e tyre.

Të enjten, Samadrexha reagoi duke fituar 29:23 dhe duke u kthyer kështu në garë për titull.

Skuadra që i shënon tri fitore shpallet kampione.

Shpresohet në atmosferë të bukur dhe numër të madh të shikuesve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat