Arrestohet një shtetas serb në Merdare, policia i konfiskon një shufër metalike

Kronikë

Arrestohet një shtetas serb në Merdare, policia i konfiskon një shufër metalike

Nga: A.M. Më: 27 nëntor 2026 Në ora: 09:42
Fotoilustrim

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare, pasi gjatë kontrollit të veturës së tij është gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike, më 26 nëntor, rreth orës 12:10, transmeton “Bota sot”.

Sipas raportit policor, shufra metalike është gjetur gjatë kontrollit të automjetit që drejtohej nga i dyshuari.

Pas gjetjes së këtij sendi, policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, ndërsa shufra metalike është konfiskuar si dëshmi.

I dyshuari është intervistuar nga organet kompetente dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat