Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të 24 orëve të fundit, ku janë evidentuar gjithsej 66 aksidente trafiku, prej të cilave 29 me persona të lënduar dhe 37 me dëme materiale, transmeton “Bota sot”.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet.
Ndërkohë, policia ka shqiptuar 1 mijë e 985 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave në komunikacion.
Sa i përket aktiviteteve policore, janë arrestuar 11 persona, ndërsa 10 të tjerë janë dërguar në mbajtje.
Në statistikat e publikuara bëhet e ditur se asnjë person nuk është në ndalim policor, ndërsa një person është duke vuajtur dënimin.