Gjendet i riu i raportuar i zhdukur në Gjakovë, një tjetër rast raportohet në Rahovec

Kronikë

Gjendet i riu i raportuar i zhdukur në Gjakovë, një tjetër rast raportohet në Rahovec

Nga: A.M. Më: 27 nëntor 2026 Në ora: 09:40
Fotoilustrim

Dy raste të personave të raportuar të zhdukur janë evidentuar në rajonin e Gjakovës dhe në Rahovec, ndërsa në njërin prej tyre personi i zhdukur është gjetur, transmeton “Bota sot”.

Rasti i parë është raportuar më 26 nëntor, rreth orës 12:30, në fshatin Dol të Gjakovës. Një grua nga Kosova ka njoftuar policinë se djali i saj ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kishte informacione për vendndodhjen e tij.

Në njoftimin shtesë të policisë bëhet e ditur se personi i raportuar i zhdukur, mashkull nga Kosova, është gjetur dhe i është ofruar ndihma mjekësore. Rasti mbetet nën hetime.

Ndërkaq, rasti i dytë është raportuar më 23 nëntor në fshatin Ratkoc të Rahovecit, ku një burrë nga Kosova ka deklaruar se kishte humbur kontaktet me vajzën e tij, e cila kishte ardhur nga Gjermania në Kosovë.

Edhe ky rast është duke u trajtuar nga organet kompetente dhe mbetet nën hetime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat