Një veturë me targa norvegjeze, e drejtuar nga një mashkull nga Kosova, është ndaluar nga Njësia Mobile e Doganës, pasi gjatë verifikimeve është konstatuar se automjeti figuron i vjedhur në Norvegji, transmeton “Bota sot”.
Sipas raportit, vetura është ndaluar nga zyrtarët doganorë më 14 tetor 2026, ndërsa pas kontrollit dhe verifikimit të të dhënave është konfirmuar se ajo ishte e raportuar si e vjedhur në Norvegji.
Pas konstatimit, zyrtarët e Doganës e kanë dërguar automjetin në Terminalin Doganor në Mitrovicë dhe kanë njoftuar Njësinë e Hetimeve të Automjeteve.
Në konsultim me prokurorin e shtetit, është hapur rasti si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa rrethanat e rastit do të trajtohen nga njësitë përkatëse.