Ndërroi jetë atdhetari dhe veprimtari i hershëm i çështjes sonë kombëtare Shaban Bobaj!

Lajme

Ndërroi jetë atdhetari dhe veprimtari i hershëm i çështjes sonë kombëtare Shaban Bobaj!

Nga: Haki Latifi Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 12:43
Haki Latifi dhe Shaban Bobaj

Shaban Bobaj, ishte aktivisti shumëvjeçar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjermani dhe atdhetari i dëshmuar me kohë, njeriu i guximshëm dhe i urtë, prindi dhe familjari i respektuar.

Korisha, Prizreni, Mërgata, Kosova dhe Lidhja Demokratike e Kosovës humbën një luftëtar dhe aktivist të paepur për Lirinë dhe për të ardhmen më të mirë të këtij vendi. Mbi të gjitha ishte njeri i mirë, mik i përkushtuar, i qetë, plotë durim e mirëkuptim… e ne këtej, vazhdojmë ta ndjejmë ngrotësinë e mirësisë, nderimin që kishe për ne me bollëk.

Miku im i mirë, e lumë familja që të pati e lumë shoqëria që të pati, sepse trupi vdes, por shpirti jeton, e do të jetoj në përjetësi. Ti shkove drejt qiellnajës, shkove në botën e përjetshme dhe ne do të kujtojmë gjersa të vijmë tek Ti.

E loti, e ka gjuhën e vet le të flas me dhimbje, lotë pas loti deri sa të shterrohen për mikun tim, Shaban Bobaj.

Ngushëllime familjes, farefisit, bashkëveprimtarëve, miqëve e shokëve të Shabanit, të cilët e donin dhe i donte!

I lehtë të qoftë dheu i Dardanisë për të cilën punove pandashëm dhe Zoti të bekoftë miku im Shaban Bobaj.

Familjës dhe miqëve, Zoti ju dhasht forcën e durimit për t'i përballuar dhimbjen!

Pushoftë në paqë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat