Kush po përfiton prej hajnave?

Lajme

Kush po përfiton prej hajnave?

Nga: N.Sh Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 12:12
Ilustrim

Çfarë sistemi të drejtësisë kemi, po e tregojnë hajnat që po dalin për çdo ditë në aksion.

Këta hajna, apo shumica prej tyre kanë qenë të arrestuar më parë, por që janë liruar brenda 48 orëve dhe ua kanë rrahur krahët për të vazhduar tutje në aksionet e radhës.

Është fatkeqësi që nuk kemi reagime të ashpra ndaj tyre.

Këta i njohin, e din kush janë, por s’po tregojnë për publikun.

Hajna të tillë që po grabisin shtëpia e banka, por edhe biznese të tjera, janë të shtyrë për këtë punë nga drejtësia.

Nëse Policia i arreston, atëherë ata lirohen nga dikush tjetër.

Por, kemi raste që Policia e thonë vet, ‘kemi të dyshuar, ne e dimë kush janë, edhe pse po i arrestojmë ata po dalin përsëri’, atëherë kush po i liron dhe pse?

Raste të tilla, kanë ndodhur në disa fshatra të Vushtrrisë, kemi dhjetëra shtëpi të thyera e të vjedhura, por asnjë prej atyre hajnave nuk janë arrestuar, në anën tjetër nga Policia po thonë se ‘ne e dimë kush janë’.

Nëse e dinë kush janë atëherë pse s’po i arrestojnë, ose pse nuk po tregojnë që ta dimë të gjithë?

A po ndoshta, dikujt në Polici, Prokurori e gjyqësi, në çdo mëngjes raportojnë se sa para kanë vjedhur dhe i ndajnë mes vete?

Ndryshe s’ka kuptim! Përderisa e dinë kush është hajni, si është e mundur ai të qëndroj në liri dhe të thyen shtëpi të tjera?

Në fshatrat e Vushtrrisë, e kam përmendur edhe më herët, edhe pse kanë kërkuar ndihmë nga Komuna e Policia, këta nuk kanë ndërmarr asnjë hap për t’i siguruar banorët.

Posa të fillon nata, në këtë dimri kur pas orës 16:00 veçse terrohet, shumica e banorëve janë të tmerruar, ata nuk dalin nga shtëpitë e tyre, kurse Policia dhe Komuna asnjëherë nuk kanë dalë t’i vizitojnë. Kjo është e tmerrshme.

Fshatrat për të cilat po foli janë; Brusniku, Novolani, Bukoshi. Në këto fshatra hajnat po bëjnë gërdi. Vetëm brenda një natë janë thyer 4-5 shtëpi. Kurse në raportin e Policisë është lajmëruar vetëm një rast. Kjo është e vërteta që nuk mund ta ndryshojnë askush.

Dikush po përfiton prej hajnave, e normalisht që jo banorët të cilët po vidhen çdo natë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat