Mërgimtari thotë se iu vodhën 5 mijë franga afër marketit në Suharekë

Lajme

Mërgimtari thotë se iu vodhën 5 mijë franga afër marketit në Suharekë

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 14:16
Grabitësit kanë thyer xhamin e veturës dhe nga aty kanë marrë gjësendet

Një mërgimtar pohon se dje pas mesdite në një parking të një supermarketi në Suharekë i janë vjedh para të gatshme dhe një telefon.

Siç është ankuar ai bëhet fjalë për pesë mijë franga zvicerane.

Nga fotografitë e dërguara shihet se grabitësit kanë thyer xhamin e veturës dhe nga aty kanë marrë gjësendet.

Rasti është raportuar edhe në Policinë e Kosovës, i cilësuar si “vjedhje e rëndë”.

Policia njofton se po e heton rastin teksa nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

“VJEDHJE E RËNDË/Rr. Skënderbeu, Suharekë 20.12.2020 – 16:00. Ankuesi mashkull ka raportuar se persona të panjohur, i kanë thyer xhamin e veturës së tij, me targa të huaja, e cila ishte në parking dhe i kanë marr një çantë të dorës, ku brenda saj kishte pas një telefon mobil, një kartelë e bankës si dhe para të gatshme shuma e të cilave nuk dihet. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat