Valmir Aliçkaj rrëfen se si vendosi që të ja dhurojë veshkën Nazlije Sherifit

Lajme

Valmir Aliçkaj rrëfen se si vendosi që të ja dhurojë veshkën Nazlije Sherifit

Më: 4 janar 2021 Në ora: 17:53
Nazlije Sherifi

Valmir Aliçkaj nga Deçani është i ftuar në emisionin Frontal me Arsim Lanin.

Ai ka rrëfyer për ditën kur ka marrë vendimin që të ja dhurojë veshkën 19 vjeçares Nazlije Sherifi, e cila vdiç dje.

Ai tha se për një minutë kishte marrë vendim që të ja dhuroj asaj veshkën, dhe se këtë nuk mund ta besonin as familja e vajzës.

“Nazlijën e kam njohur përmes facebook-ut. E kam parë në orën 01:00 që po kërkon ndihmë. Mu është dashtë një minutë kohë dhe kam vendos. Për këtë më kanë motivuar Zoti, UÇK dhe vajza ime. Te postimi në facebook kam shkruar dhe kam lënë numrin e telefonit. Pas 10 minutave më ka telefonuar një tezak i saj dhe më ka thënë nëse jam i gatshëm për atë që kam thënë. As familja e saj nuk besonin për këtë. Të nesërmen e kam takuar vëllain e saj Ilirin dhe kam shprehur gatishmërinë që pa asnjë llojë kompensimi të ja jap veshkën”, ka treguar ai.

Aliçkaj ka thënë se takimi i parë me Nazlijen ka qenë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ai është shprehur falënderuar që pati mundësinë që ta njohë 19 vjeçaren.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat