Shokon Shesheli: Unë dhe Çedomir Jovanoviq morën pjesë në vrasjen e Gjingjiqit

Lajme

Shokon Shesheli: Unë dhe Çedomir Jovanoviq morën pjesë në vrasjen e Gjingjiqit

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 11:57
Sheshel

Krimineli serb që është akuzuar për krime të shumta të luftërave në Bosnje e Kosovë ka dhënë një deklaratë shokuese.

Vojsllav Sheshel po thotë se ai bashkë me Cedomir Jovanoviqin kanë marrë pjesë në vrasjen e ish kryeministrit serb Zoran Gjingjiqit.

“Qeda dhe unë morëm pjesë së bashku në vrasjen e Gjingjiç. Ai u organizua në Serbi dhe unë i sigurova atij mbështetje morale nga Haga”,  tha Sheshel në programin e mëngjesit të TV Happy.

Seshel më vonë tha se nuk e dinte që Gjingjiç do të vritej personalisht, por se ai e dinte që do të kishte një denoncim të përgjakshëm.

Ditën kur u vra Gjingjiq, kishte ndodhi edhe biseda e parë telefonike mes kryeministrit të parë të Kosovës, Bajram Rexhepi, dhe atij të Serbisë, Zoran Gjingjiq në mars 2003.

Vetëm pak kohë pas kësaj telefonate, Gjiniq ishte vrarë në Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat