Vdes shefi i Bibliotekës së Prizrenit

Lajme

Vdes shefi i Bibliotekës së Prizrenit

Më: 12 maj 2021 Në ora: 21:03
Isa Isaja

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka njoftuar se ka ndërruar jetë shefi i Bibliotekës të kësaj komue, Isa Isaja.

Kështu bëri të ditur Haskuka nëpërmjet një postimi në Facebook, gjersa shtoi se Isaja ka kushtuar një jetë të tërë punës në bibliotekë, ku ka punuar për rreth 45 vite si librar, e më pas si shef i Bibliotekës, i cili për fat të keq u largua në amshim, pak kohë para pensionimit.

“Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjarët, të afërmit dhe kolegët e të ndjerit”, shkroi ai.

Postimi i plotë i tij:

Me pikëllim të thellë kam mësuar se ka ndërruar jetë shefi i Bibliotekës së Prizrenit, Isa Isaja.

Isaja ka kushtuar një jetë të tërë punës në bibliotekë, ku ka punuar për rreth 45 vite si librar, e më pas si shef i Bibliotekës, i cili për fat të keq u largua në amshim, pak kohë para pensionimit.

Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjarët, të afërmit dhe kolegët e të ndjerit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat