Zbardhet gjithçka për fustanin e vajzës së kryeministrit Albin Kurtit: Ia punoi për dhuratë, por Kurti...

Lajme

Zbardhet gjithçka për fustanin e vajzës së kryeministrit Albin Kurtit: Ia punoi për dhuratë, por Kurti...

Nga: N.Sh Më: 17 korrik 2021 Në ora: 13:04
Kurti me bashkëshorten dhe vajzen

Dizajnerja Sanije Matoshi, ka sqaruar për publikun të vërtetën sa i përket fustanit të vajzës së kryeministrit Albin Kurti.

Ajo përmes një postimi në Facebook, shkruan se këtë fustan e kanë marr vetëm huazim.

Ajo tregon se Lirika ia ka punuar personalisht këtë fustan vajzës së Kurtit dhe ia dha dhuratë, por familja Kurti nuk e ka pranuar.

Postimi i plotë:

Dua të sqaroj për fustanet e Teuta&Lirika Matoshi që u prezantuan nëpërmjet bashkëshortes dhe vajzës së Kryeministrit Albin Kurti në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit, në Cannes të Francës.

Meqenëse e menaxhoj Atelenë e Teuta&Lirika Matoshi dhe që të tria u përkujdesëm për veshjen e tyre, dua të ju siguroj që ne i kemi veshur ato që të përcjellim një mesazh dhe që nëpërmjet kreacioneve tona ta prezantojnë Kosovën sa më dinjitetshëm në këtë event.

Fustanet janë marre në huazim vetëm për këtë event, ashtu siç veprojnë të gjithë artistet dhe personalitetet e tjera.

Sa i përket fustanit të vajzës, Lirika ia ka punuar personalisht si dhuratë, por familja Kurti nuk ka pranuar, e ka marrë vetëm si huazim.

Kjo është një e vërtetë dhe u detyrova të shkruaj edhe pse nuk dua të involvohem në shkrime të tilla, por është në pyetje Familja dhe Shteti im!

Paqe ?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat