Sipas medieve serbe: Greqia nuk e njeh Kosovën

Lajme

Sipas medieve serbe: Greqia nuk e njeh Kosovën

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 14:49
Ilustrim

Kiriakos Micotakis konfirmoi se mbetet pranë qëndrimit se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, shkruan “B92” duke cituar ministrin e brendshëm serb Vulin, transmeton “Bota Sot”.

"Vulin sot ka zhvilluar një takim me presidentin e qeverisë greke, që edhe kësaj radhe konfirmoi se pozicioni i vendit të tij në lidhje me mospranimin e Kosovës nuk ndryshon”, u kumtua në ministrinë e brendshme.

"Posaçërisht i jam mirënjohës kreut të qeverisë Micotakis në atë që e konfirmoi në takimin që patëm, se pozicioni i tij dhe qeverisë së tij rreth çështjes së njohjes së shtetit të rrejshëm të Kosovës nuk do ndryshojë. Greqia nuk do të njoh Kosovën, Greqia mbetet në pozicionin e të drejtës ndërkombëtare dhe mbështetjes së fortë të Serbisë”, tha Vulin pas takimit.

Vulin ka shtuar se është mirënjohës në këtë qëndrim “jam mirënjohës drejtimit të politikës greke dhe vazhdimit të raporteve më të mira me Serbinë”, duke shtuar se kryeministri grek “ka shprehur dëshminë për vizitë në Serbi” dhe nënvizoi se shpreson që kjo të ndodh deri në fund të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat