Shqiptari bllokoi rrugën në Beograd, drejtoi protestën kundër vaksinimit dhe refuzoi legjitimimin

Lajme

Shqiptari bllokoi rrugën në Beograd, drejtoi protestën kundër vaksinimit dhe refuzoi legjitimimin

Nga: F.B. Më: 26 tetor 2021 Në ora: 18:39
Foto e marrë nga video

Xhemshit Arifi 35 vjeç me vendbanim nga Kosova, mbrëmë ishte njëri ndër pjesëmarrësit më aktiv kundër masave të Kovidit , që për sjellje të keqe dhe pashembullt u arrestua nga policia në Stari grad. Arifi refuzoi t`i nënshtrohet alkool-testit dhe nuk kishte letërnjoftim me vete, kështu që gjykatësi për vepra penale ia ka caktuar maswn 24 orë mbajtje, shkruan “Informer” transmetojnë “Objektiv” dhe “Bota Sot”.

Protestat në Beograd po mbahen tash e disa ditë, ku qëndrimet e protestuesve nuk kanë asnjë lidhje të bazuar në shkencë dhe janë në kundërshtim me mendjen e shëndoshë. Pa marr parasysh këtë, secili ka të drejtë të mendoj me kokën e vetë, por jo të rrezikojë jetën e gjysmës së kombit që tashmë janë vaksinuar.

Ashtu si mendohej ndër drejtuesit e protestës ka lloj lloj njerëz, si është rasti i Xhemshit Arifit shqiptarit me vendbanim në Kosovë, që nuk besojmë se në protestën në qendër të Beogradit e solli ndonjë teori “e parëzuar” kundër vaksinës, përkundrazi bëhet fjalë për një njeri që shfrytëzoi rastin për të krijuar kaos në kryeqytet, shkruan gazeta.

Si mund të shpjegohet ndryshe sjellja bajate refuzimi i bashkëpunimit me policinë, apo ndoshta u frikësua se do vaksinohet?

Nga xhirimet e siguruara nga gazeta “Informer” shihet se Arifi aktivisht ka drejtuar të tubuarit gjatë protestës si dhe bllokimit të trafikut.

“Të shkojmë të gjithë në kafene si bëjmë pas orës 22, si kemi bërë tërë jetën! Nuk ka të drejtë askush të na ndalojë lëvizjen, ata janë të obliguar të na shërbejnë sipas ligjit, pa diskriminim” tha një nga protestuesit përderisa Arifi ndalonte trafikun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat