Daçiq kërkon që Kosova të ndërrojë emrin: Është fjalë serbe sipas uebsajt të CIA-s

Lajme

Daçiq kërkon që Kosova të ndërrojë emrin: Është fjalë serbe sipas uebsajt të CIA-s

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 18:44
Ivica Daçiq

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka bërë një reagim për një vendim që në objektin e Kuvendit të Kosovës të mos shërbehen produkte serbe.

“Nuk jam i befasuar nga asgjë.

Por pas kësaj ata duhet ta ndërrojnë edhe emrin sepse Kosovë është fjalë serbe edhe sipas uebsajt të CIA”, është shprehur Daçiq për Kosovo-online.

Ka qenë deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ai i cili iu ka drejtuar sot Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca që të mos shërbehen produkte serbe në bufenë e parlamentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat