Gazeta serbe: Policia e Kosovës po përgatit një aksion të madh ne veri

Lajme

Gazeta serbe: Policia e Kosovës po përgatit një aksion të madh ne veri

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 14:09
Ilustrim

Gazeta serbe “Kurir” që i shërben drejtpërdrejt presidentit Aleksander Vuçiq shkruan se Policia e Kosovës po përgatit një operacion në veri me forcat speciale.

Ky medium shkruan se njësitë speciale të policisë së Kosovës janë duke qëndruar në pjesën jugore të Mitrovicës që nga mëngjesi i sotëm.

Sipas tyre  ata po qëndrojnë në bazën e policisë speciale Belvedere me diku 100 pjesëtarë të armatosur që janë në gjendje gatishmërie.

“Kurir”raporton se tri makina të policisë speciale janë duke qëndruar gati teksa një njësi tjetër është dërguar nga Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat