Vulini nuk merr vesh as pas vërejtjeve të SHBA-së e BE-së, i kundërpërgjigjet Walkerit për Reçakun

Lajme

Vulini nuk merr vesh as pas vërejtjeve të SHBA-së e BE-së, i kundërpërgjigjet Walkerit për Reçakun

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 23:19
Aleksandar Vulin

Krahu i djathtë i ish-ministrit të Informacionit në Qeverinë e Serbisë gjatë kohës së Sllobodan Millosheviqit, Aleksandar Vulin, po vazhdon të insistojë në deklaratat e tij kontroverze për Reçakun.

Ai tha se “gjurmët e William Walker-it kundërmojnë gjak” dhe se “pavarësisht nëse ka qëndruar në El Salvador apo Kosovë, pas tij kanë mbetur gënjeshtra dhe kufoma mediatike”, raporton Tanjug.

“Lobisti zyrtar i shqiptarëve, të cilit i ngritën një monument, do të ringjallte edhe një herë gënjeshtrën për Reçakun dhe do të justifikonte gjakun e fëmijëve të vrarë në agresionin e NATO-s. Dhe përsëri do të gjente serbët që do të mbështesin dhe konfirmojnë gënjeshtrën për Raçakun si një masakra e civilëve. Aleksandar Vuçiq, serb të tillë nuk ka në Qeveri dhe nuk do të ketë”, deklaron Vulin.

Ai vazhdon të insistojë se Raçaku është gënjeshtër, përkundër deklarimeve të SHBA-së dhe BE-së, të cilat thanë se krimi në Reçak është i faktuar mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat