Flet Granit Sadriu që u ftua nga Gjykata serbe, vetëm pse vendosi Flamurin Kombëtar

Lajme

Flet Granit Sadriu që u ftua nga Gjykata serbe, vetëm pse vendosi Flamurin Kombëtar

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 10:28
Granit Sadriu

Një zyrtar është ftuar nga Gjykata Serbe pasi ka mundësuar që të valëvitet Flamuri Kombëtar në ditën e 28 nëntorit të vitit 2021.

Granit Sadriu, ish drejtor i Qendrës Kulturore në Bujanoc, ka thënë në Sytë 7, që kjo ftesë i erdhi me arsyen se ka lejuar që të vendoset flamuri kombëtar dhe të këndohet himni gjatë ceremonisë.

“Para dy ditësh, ftesa për në gjykatë më ka ardhë me arsyen pse kam liruar një sallë për festën e  109 vjetorin e festës së flamurit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe janë përdorur simbole kombëtare flamuri i Shqipërisë dhe është kënduar himni, pa to nuk mund të festohet”.

“Jam ndjekur në bazë të një neni që shkruan që në rast që përdoret flamuj të ndonjë shteti tjetër, duhet të jetë patjetër edhe flamuri serb dhe të këndohet edhe himni serb, që tek ne nuk mund të jetë ku dihet se flamuri i Shqipërisë jonë sa sakrificat i ka kundrejt Serbisë”.

Sadriu tutje tha që ftesa i erdhi në bazë të nenit që ndalon shfaqjen e një flamuri të një shteti të huaj, në qoftë se krahas tij nuk qëndron edhe flamuri i Serbisë.

“Kjo merret parasysh veç për ne shqiptarët që jemi atje, ky nen vlen për të gjitha komunitetet që jetojnë në Serbi, por deri tash nuk ka ndodhë te asnjë komunitet tjetër, vetëm tek shqiptarët. Kemi pasë raste kur e kemi liruar sallën edhe për komunitetin rom, por nuk më ka ardhë një ftesë e tillë, përveç tek ne shqiptarët që është shkelje e të drejtave të njeriut”.

“Dihet, në bazë të historisë që e kemi dhe serbët e dinë mirë që festat që i kemi kanë të bëjnë direkt me ta pasi i kemi edhe përvjetorët e dëshmorëve”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat