Greqia kërkon normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Lajme

Greqia kërkon normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 21:56
Aleksandar Vuçiq dhe Kyriakos Mitsotakis

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sonte në Beograd me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

I pari i shtetit serb pohoi se bisedimet me Kosovën ishin gjithashtu një nga temat e bisedës dhe se Greqia e kupton qëndrimin e Serbisë.

Kryeministri grek pas takimit tha se e mbështet normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe shpreson që në Ballkan të mbizotërojë një atmosferë bashkëpunimi.

“Ne nuk kemi parë asnjë përparim në muajt e fundit dhe unë e di që Aleksandri është zotuar të vazhdojë negociatat, në mënyrë që të zgjidhet ky problem në një mënyrë të drejtë”, tha Mitsotakis.

Ndërkohë, kur është pyetur për të folur rreth çështjeve rajonale, Vuçiq ka thënë se ka kërkuar nga Greqia të vazhdojë përkrahjen e “integritetit territorial të Serbisë, siç do ta përkrahim ne gjithmonë Athinën”.

Ndryshe, theksojmë Kosova dhe Greqia kanë pasur kontakte më të shpeshta institucionale, por të cilat nuk janë finalizuar me njohje të ndërsjella.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat