Sqaron policia: Lëvizjet e automjeteve policore në drejtim të Mitrovicës ishin rutinore

Lajme

Sqaron policia: Lëvizjet e automjeteve policore në drejtim të Mitrovicës ishin rutinore

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 18:12
Foto ilustrim

Në media sot ka qarkulluar video e automjeteve të Njësisë Speciale duke lëvizur në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, për çfarë disa media raportuan se Policia e Kosovës ka shtuar forcat e sigurisë në atë pjesë.

Policia e Kosovës përmes një sqarimi publik ka bërë të ditur se policët kanë pasur detyra të rregullta rutinore dhe nuk ndërlidhen me ndonjë rast apo operacion të kryer.

“Policia e Kosovës, me qëllim të informimit të drejt të opinionit publik, lëshon këtë njoftim sqarues lidhur me shkrimet në disa media, përfshirë shkrimin dhe publikimin e një video sekuencë në Klan Kosova ku shihet lëvizja e disa automjeteve të njësiteve relevante policore. Njësitet policore të cilat shihen në atë video sekuencë të publikuara sot, kanë qenë të angazhuara në detyra të rregullta rutinore dhe nuk ndërlidhen me ndonjë rast apo operacion të kryer sot”, thuhet në njoftim.

Më tej, në sqarim thuhet se “qëllim të informimit të drejtë dhe të mos shqetësimit të opionit publik, informacionet dhe konfirmimet zyrtare para se ato të publikohen mund të merren nga Policia e Kosovës e cila gjithmonë është transparente”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat