Nënkryetari Listës serbe: Vuçiq u tregua trim që refuzoi sanksionet për Rusinë

Lajme

Nënkryetari Listës serbe: Vuçiq u tregua trim që refuzoi sanksionet për Rusinë

Më: 2 mars 2022 Në ora: 21:08
Aleksandar Vuçiq

Aleksandar Vuçiq mori një mbështetje të madhe nga Kosova, të mërkurën, për deklaratat për të mos e sanksionuar Rusinë për pushtimin e Ukrainës.

Sigurisht ajo i erdhi nga Lista Serbe. Nënkryetari i saj, Dalibor Jevtiq, tha se presidenti serb u shfaq i guximshëm.

Nëse për vendimin e të parit në Serbi foli mirë, Jevtiq, partia e të cilit është pjesë e Kuvendit dhe qeverisë së Kosovës, nuk veproi njëjtë edhe kur u pyet nëse Albin Kurti bëri mirë që doli pro sanksioneve për Rusinë.

Nënkryetari i Listës Serbe ishte i rezervuar edhe për krijimin e “Fondit të Sigurisë” nga Qeveria e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat