Ngritën 102 aktakuza brenda 24 orëve për vepra të ndryshme penale

Lajme

Ngritën 102 aktakuza brenda 24 orëve për vepra të ndryshme penale

Më: 29 mars 2022 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

Prokuroria i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindedy (102) aktakuza kundër njëqindetetëmbëdhjetë (118) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur dyzetepesë (45) aktakuza kundër pesëdhjeteshtatë (57) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në tri raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur njëzet e tetë (28) aktakuza kundër njëzet e tetë (28) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit janë ndaluar tre (3) person për 48 orë dhe janë ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, në pesë raste të ndara, si dhe, janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat