Si u vranë në gjumë katër anëtarë të familjes Morina

Lajme

Si u vranë në gjumë katër anëtarë të familjes Morina

Më: 30 mars 2022 Në ora: 20:25
Personat e vrarë të familjes Morina

Sot janë bërë 23 vjet që kur forcat serbe vranë 4 anëtarë të familjes Morina nga fshati Milloshevë i Obiliqit, 2 prej të cilëve ishin fëmijë e qe u vranë në gjumë.

Pasi u vranë trupat e tyre u dogjën.

Zymer Morina shpëtoi i gjallë nga sulmi i forcave serbe pasi kishte qenë jashtë vendit.

Pas tre muajve qëndrim në Gjermani, Zymeri u kthye në shtëpi e nuk gjeti asgjë siç kishte lënë.

Zymeri tregon se çdo shenjë plumbi në murin e shtëpisë e kishte mbuluar, në mënyrë që sado pak dhimbjet e familjes së tij të mos rikujtoheshin.

Si për shumë familje, edhe për familjen Morina drejtësia nuk u vu asnjëherë në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat