Çedomir Petroviç sjell dëshmi nga tmerret e luftës dhe dëbimit të shqiptarëve, kërkon falje për krimet serbe

Lajme

Çedomir Petroviç sjell dëshmi nga tmerret e luftës dhe dëbimit të shqiptarëve, kërkon falje për krimet serbe

Nga: F. B. Më: 6 korrik 2022 Në ora: 16:40
Çedomir Petroviç

Regjisori dhe aktori serb që shpesh godet pushtetin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Çedomir Petroviç (djali i aktorit serb Miodrag Petroviç – Çkalja) në kolumnen për “Danas” ka shtruar pyetjen a duhet Kosova ta njoh Serbinë?

“Arnautët vështirë mund t’i shtypësh vetëm me kolonizimin gradual, mënyra e vetme dhe mjeti i vetëm është forca brutale e pushtetit të organizuar shtetëror, në të cilën ne gjithherë kemi qenë para të tjerëve... Mund të mbijetojë vetëm ai vend, që është i banuar me popullatë autoktone”, shkruan Petroviç.

Në regjistrim nuk ka Hitler, Gebels dhe tjerë nga rruga e tyre. “Dëbimi i arnautëve” memorandumi i shkruar në vitin 1937 nga Vaso Çubriloviç, asokohe docent në Fakultetin e Beogradit, që për klubin kulturor serb që drejtohej nga Slobodan Jovanoviç dhe Dragisha Vasiç.

Teksti që çmohet si dokument bazë i ideologjisë serbo-madhe të shekullit 20, ku përmendet ideja e shkatërrimit të Jugosllavisë, pushteti serbe e ka shfrytëzuar për pastrim etnik ndaj shqiptarëve, myslimanëve edhe kroatëve.

Krime ndaj shqiptarëve janë kryer gjatë luftërave të Ballkanit, nga ana e forcave ushtarake e policore të Mbretërisë të Serbisë dhe Malit të Zi kur janë vra mbi 120 mijë shqiptarë të dy gjinive, dhe të të gjitha grupmoshave.

Qeveria e Milan Stojadinoviç nuk ia doli të aplikojë memorandumin, shkak ishte fillimi i Luftës së Dytë dhe thyerja e Mbretërisë së Jugosllavisë. Komunistët turpshëm kanë hedhur poshtë idetë e Çubriloviçit, por ato i pranoi me dy duart Millosheviçi për planin e dëbimit të shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999 me emërtimin e operacionit “Patkoi”.

Ky plan do përfshinte krimet dhe egërsitë si dhe spastrimin etnik, që forcat serbe e kryen gjatë konfliktit në vitin 1998-1999. Sipas Çubriloviçit, kolonistëve duhet ndarë armë dhe direkt me i konfrontua malazezët me shqiptarët në Kosovë.

Duhet nxit trazira dhe frikë tek populli shqiptar, duke i dëbuar me kërcënim apo me para, duke vendos taksa shumë të larta dhe dënime për të rënduar edhe ashtu jetën e rendë, qoftë prerjen e pyjeve, kafshimin e qenve, punën e detyrueshme etj.

Pamëshirshëm duhet vënë taksa, duhet marr tokën komunale, sipas Çubriloviçit duhet bërë presion në fe, poshtërim të klerit fetar, gropim të varrezave, ndalimin e martesave, djegia e lagjeve edhe pjesëve të qytetit ku banojnë shqiptarët.

Vaso Çubriloviç, akademik, historian, ministër i dyfishtë, profesor universitar, fitues i çmimeve të larta, anëtar i organizatës revolucionare „Mlada Bosna“ dhe pjesëmarrës në atentat bëhet krijues i lindje së njeriut mbi njeri. Rreth 10 mijë shqiptar janë vrarë në ata muaj të përgjakshëm të vitit  1999.

Ushtria e policia e SRJ të atëhershme nën kontrollin e kreut të shtetit ka dëbuar mbi 850 mijë shqiptarë të Kosovës. Të dëbuarve me rastin e dëbimit jashtë kufirit u janë marr dokumentet personale dhe shenjat tjera të shtetit, duke iu fshirë identitetin.

Milosheviç urdhëroi që kufomat që mund të jenë interes i Tribunalit të Hagës duhen fshehur e larguar.

Forcat policore e ushtarake serbe kanë kryer gjatë dy viteve të luftës shumë shkatërrime, maskara , kanë djeg edhe helmuar puse të ujit, kanë dhunuar , plaçkitur e vrarë civilë…

Krimi më i tmerrshëm që mendja e njeriut nuk e mban mend është kryer në Prekaz në vitin 1998 në rajonin e Drenicës. Forca të shumta ushtarake e policore të pajisura edhe me tanke edhe artileri të lehtë, rrethuan shtëpitë e familjes Jashari dhe tri ditë rresht pa ndal shtinë në fëmijë gra e pleq dhe civilë të tjerë.

Helikopterët dhe automjete ushtarake kanë shtënë në kulmet e shtëpive tjera të fshatit, ndërsa forcat policore pastaj kanë hyrë në fshat dhe kanë goditë secilën shtëpi.

Forcat serbe të sigurisë me ndihmën e ushtrisë serbe likuiduan 56 anëtar të familjes së Adem Jasharit, mes tyre madhe 18 gra edhe 10 fëmijë, duke shuar farën dhe duke bërë gjenocid ndaj një familje.

Pas të gjitha këtyre krimeve monstruoze, fotografitë e kujt mund të krahasohen me krimet fashiste nga Lufta e Dytë botërore/....Pas gjithë kësaj Republika e Kosovës, a duhet ta njoh republikën e Serbisë?.

Secila kafshë edhe secili njeri në këtë botë të dhembshme ka të drejtë të mbrohet nëse sulmohet nga ndokush. Sikurse edhe secili vend e popull apo duhet të presin të vritet deri tek i fundit.

Shumë shqiptarë që ishin mbështetës të politikës së dhunës, pas krimeve ndaj familjes Jashari u kthyen në rezistencë të armatosur. Shumica e policëve që morën pjesë në aksionet kundër shqiptarëve në Serbi end konsiderohen si heronj.

Hetimet në Serbi shkojnë shumë ngadalë sepse shumë prej tyre kanë ik nga vendi e disa kanë kryer edhe krime e vepra penale e ndodhen mes policëve.

Vetë kanë vra serb

Duhet të tregohet e vërteta, ajo që ka ndodhur për krimet e një populli ndaj një populli tjetër por edhe ndaj popullit të vetë. Këta vetë kanë vra serb.

Dy sulmues të maskuar të veshur me uniforma të zeza me shenja UÇK, kanë ndërhy në kafiteri „Panda“ në Pejë dhe nga arma automatike kanë vrarë 6 të rinj të nacionalitetit serb, kjo ka ndodhur para 22 viteve, masakra u organizua nga Shërbimi i sigurisë shtetërore serbe.

Pse, sepse u dashtë që opinionit ndërkombëtar UÇK të i prezantohet si organizatë terroriste dhe t[ë arsyetohen aksionet e forcave serbe në hapësirën e Kosovës.

“Kam besuar në vendin tim në Serbinë, luftëtarët e të cilës janë të drejtë, por si duket ajo ka krijuar monstrum, që ishin në gjendje të viktimizojnë edhe fëmijët e pafajshëm. Kanë mbjell urrejtje, nuk e di si ka mund Serbia të lind monstrume të tillë, Çfarë truri janë ata?

Kështu është shprehu Milena, nëna e njërit nga të rinjtë e vrarë. Në rrethinë të vendit të krimit nuk ka pasur shqiptarë, kryekëput serb dhe forca policore e ushtarake serbe. U vra Oliver Ivanoviç prapa shpine, kështu vrasin vetëm qyqarët".

Edhe vdekja flet heshtur..të gjitha gjurmët vrasëse dërgojnë tek urdhërdhënësit në Beograd.

A thua sa vrasje të tilla janë kryer nga ushtria serbe dhe policia të veshur e maskuar me uniforma të UÇK-së?

Kërkoj falje për të gjitha mëkatet e popullit tim ndaj popullit shqiptar. Edhe ne do i falim për mëkatet e tyre.

Edhe le të vijnë në Kosovë ata serb që nuk kanë kryer krime dhe të ju urojnë fqinjëve jetë të lumtur të pavarur dhe liri në Republikën e tyre të Kosovës.

Iu dëshirojmë që të bëhen anëtar të plotfuqishëm të OKB, BE, paktit NATO, UNESCO-së, Interpolit dhe të gjitha organizatave tjera, ku Republika e Kosovës iu takon.

Duhet që serbët e shqiptarët të nisin jetën normale dhe bashkëjetesën e sigurt.

Pas të gjithë atyre vuajtjeve që kanë kaluar në histori, si rrallë ndonjë popull tjetër në botë. Shqiptaret edhe shqiptarët  në Kosovë i pret fillimi i jetës që kanë ëndërruar paraardhësit e tyre dhe fillimi për tek ata që do të vijnë të cilët kurrë nuk do të trajtohen si popull i racës më të ultë.

Dallim mes neve edhe atyre, nëse paraqiten, do të jenë në dëmin tonë.

Ka thënë Zoran Gjingjiç: "Ju them, shikoni në ardhmëri, shikoni në ardhmëri dhe atje do të takohemi unë edhe ti …“

Besoj se nuk do hidhërohej në mua që do të shkruajë: “Shikoni në ardhmëri, shikoni në ardhmëri dhe atje është unioni, do të takohen prapë Kosova, Serbia e Shqipëria dhe të gjithë ata  që dikur ishin pjesë e një vendi të mirë si ishte Jugosllavia”, ka shkruar Petoviç në fund të kolumnes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat