Vendimi i Qeverisë për targat i acaron serbët

Lajme

Vendimi i Qeverisë për targat i acaron serbët

Nga: F. B. Më: 30 korrik 2022 Në ora: 08:41
Ilustrim

Mediet Serbe secila në mënyrën dhe formën e saj kanë komentuar dhe po komentojnë vendimin e qeverisë së Kosovës për reciprocitet në lidhje me dokumentet personale si dhe vendimin për ri-regjistrimin e automjeteve nga tabelat e vjetra të lëshuara në Serbi në ato RKS, duke shprehur frikë për tensione edhe trazira me fillimin e përmbushjes së këtyre vendimeve.

Sekretari i shtetit në ministrinë e jashtme të Serbisë Nemanja Staroviç ka shprehur frikën dhe shqetësimin lidhur me dokumentet dhe targat e automjeteve, që do nis nga 1 gushti, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

“Masa e reciprocitetit në lidhje me dokumentet personal përkatësisht letënjoftimet serbe dhe ri-regjistrimi i automjeteve në RKS janë aksione të njëanshme që shpijnë në tensione edhe trazira”, ka deklaruar ai.

Sipas këtij këto vendime nuk janë pjesë e procesit të dialogut dhe marrëveshjes  dhe mund të nxisin tensione në veri të Kosovës.

Staroviç theksoi se masat e qeverisë në Prishtinë e rëndojnë jetën e përditshme të qytetarëve serb dhe nuk janë pjesë e procesit të dialogut zë Brukselit, ndërkohë që tërheq vërejtjen për tensione të mundshme.

Ai shtoi se bëhet fjalë për aksione të njëanshme të Prishtinës dhe qeverisë në krye të cilës është Kurti, masa këto që janë jashtë kuadrit të dialogut të Brukselit që udhëhiqet nga BE në drejtim të arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve mes Beogradit edhe Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat