Pamje/ Burri ia rrezikon jetën e një fëmiju, e vendos prapa në trotinet elektrik

Lajme

Pamje/ Burri ia rrezikon jetën e një fëmiju, e vendos prapa në trotinet elektrik

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 19:55
Foto ilustrim

Të hënën gjatë ditës, një person është parë duke e ngarë një trotinet elektrik rrugëve të Prishtinës, në të cilin shihet se e ka ulur edhe një fëmijë, kështu duke ia rrezikuar atij jetën.

Një qytetar e ka xhiruar ngjarjen nga vetura dhe e ka postuar në rrjetet sociale.

Trotinetet elektrikë janë bërë një dukuri e zakonshme së fundmi në Kosovë, veçanërisht në Prishtinë.

Për shumë banorë, ngasësit e trotineteve përbëjnë shqetësim për shkak se nuk ka shteg të destinuar për ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat