Publikohen pamjet/ Ky është momenti kur dëgjohet krisma e fuqishme që zgjoi Prishtinën

Lajme

Publikohen pamjet/ Ky është momenti kur dëgjohet krisma e fuqishme që zgjoi Prishtinën

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 07:27
Foto ilustrim

Është publikuar një video ku dëgjohet krisma e fuqishme e bubullimës që dëgjua mëngjesin e së shtunës në Prishtinë.

Sipas Prishtina Weather, e cila ka publikuar videon, rrufeja mund të ketë qenë përafërsisht rreth 1 kilometra larg, dikur afër kryeqytetit, derisa ora kur kishte ndodhur ishte 6:48.

Mëngjesin e së shtunës, në kryeqytet për pak sekonda u dëgjua një krismë e fuqishme e shkaktuar nga bubullima.

Lidhur me këtë rast, meteorologu i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Besim Aliu, ka thënë për se ajo se çfarë kemi dëgjuar janë shkarkesa elektrike me intervale të gjata në raport me ato të zakonshmet.

I pyetur se a do të vazhdojë kjo situatë meteorologjike, Aliu tha se “reshjet po dobësohen dhe do te ndalen, derisa do të ketë temperatura tipike vjeshtore në ditët vijuese”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat