Policia tregon çka ndodhi me vajzën e dehur që i vodhi shkronjat e varrit të Adem Jasharit

Lajme

Policia tregon çka ndodhi me vajzën e dehur që i vodhi shkronjat e varrit të Adem Jasharit

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 10:59
Varri i Adem Jasharit

Një vajzë është arrestuar pasi ka shkaktuar dëmtime të Kompleksi memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz të Poshtëm të Komunës së Skenderajt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai tha se e dyshuara gjendet në ndalim prej 48 orësh dhe së rasti ka ndodhur para tre ditësh.

“Është arrestuar një femër që dyshohet së ka dëmtuar kompleksin memorial “Adem Jashari”, dhe është iniciuar rasti ‘Dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës’ dhe e njëjta është dërguar në ndalim”, tha Zahiti.

Me urdhër të prokurorit, ndaj saj është iniciuar rasti ‘Dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës’ dhe e njëjta është dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat