“Sanksione ndaj Rusisë vetëm kur të jetë në interes të Serbisë” – Daçiç përjashton kërkesën e BE-së

Lajme

“Sanksione ndaj Rusisë vetëm kur të jetë në interes të Serbisë” – Daçiç përjashton kërkesën e BE-së

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 10:31
Ivica Daçiç

Është kërkesë decidive e bashkësisë evropiane, por Ivica Daçiç, thotë se çështja se a i vendos Serbia sanksione Rusisë, mbetet ekskluzivisht çështje e brendshme, e cila duhet peshuar në bazë “të interesave serbe”, tha ai në televizionin serb “Pink”.

As një ditë që kur lajmëruan bashkërendimin në qeverisje mes SNS-së së Aleksandar Vuçiç dhe SPS-së së Ivica Daçiç, ky i fundit tha se kur sanksionet ndaj Rusisë të jenë interes edhe i Serbisë, atëherë ajo duhet bërë, por jo anasjelltas.

“Se a i vendosim sanksione Rusisë nuk është çështje e BE-së, por e jona, dhe përgjigjën duhet ta kemi në vijë me interesat tona. Nëse është në interesin tonë, e bëjmë”, ka thënë Daçiç, raportoi televizioni publik i Vojvodinës.

Se pse Serbia qëndron siç qëndron, Daçiç u shpreh se “kjo nuk është thjesht çështje e marrëdhënieve me Rusinë”, por se “është çështje e brendshme e integritetit territorial”.

“Serbia nuk e ka ndërruar pozicionin e saj as një iotë për 30 vite, por shihni se si të tjerët kanë votuar në atë periudhë”.

Ivica Daçiç, i cili në zgjedhjet parlamentare serbe të 3 prillit, ka garuar me tri premtime, përkatësisht siç e ka artikuluar ai, “kurrë në NATO, kurrë sanskione ndaj Rusisë dhe kurrë njohje të pavarësisë së Kosovës”, thase Serbia “harmonizohet” me BE-në vetëm atëherë kur Serbia të bëhet antëare e BE-së, e jo më parë.

“Shqipëria është përshtatur 100% me [politikat e jashtme dhe të sigurisë të] BE-së dhe s’kanë mundur as një kapitull ta hapin. A duhet të themi se Kosova duhet të anëtarësohet në OKB? A nuk duhet të kërkojmë ndihmën e Rusisë, Kinës dhe Indonezisë? Nëse jo, atëherë ne duhet të gjithëve t’u vendosim sanksione”, vazhdoi ai.

Daçiç do të jetë pjesë e qeverisë së re me SNS-në e Aleksandar Vuçiç, ndërsa postet të cilët janë përfolur që ai do t’i udhëheqë janë ajo ose e ministrit të mbrojtjes ose të jashtëm.

Tashmë Daçiç ka marrë një pozitë të koordinatorit të shërbimeve të sigurisë, siç u bë e ditur muaj më parë në mediat serbe.

Serbisë i është kërkuar të harmonizojë politikat e saj të jashtme dhe të sigurisë me BE-në, si negocuese për anëtarësim në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat