Ja si përgjigjen Shehlerët kur pyeten se “a i bijnë nuset së pari të ju për t’i provuar”

Lajme

Ja si përgjigjen Shehlerët kur pyeten se “a i bijnë nuset së pari të ju për t’i provuar”

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 13:40
Shejh Dukagjin Shehu nga Tarikati Halveti, Sheh Bedri Osmanollaj nga Tarikati Kadiri dhe Shejh Kujtim Popaj

Këtë javë, emisioni Kojshia Show iu kushtua tarikateve të fesë islame në Kosovë, ku mysafirë ishin, Shejh Dukagjin Shehu nga Tarikati Halveti, Sheh Bedri Osmanollaj nga Tarikati Kadiri dhe Shejh Kujtim Popaj që është agjent i 12 Tarikateve.

Në këtë emision, të ftuarit në studio sqaruan për publikun shumë keqkuptime dhe histori të sajuara, të cilat ishin shpërndarë ndër shqiptarët sa i përket praktikave fetare të tarikateve në Kosovë.

Moderatori i emisionit, nuk la pa pyetur të pranishimit për një nga gjërat që shumë njerëz besonin se ndodh me të vërtetë në mesin e besimtarëve të tarikateve. Bëhet fjalë se gjoja, besimtarët kur martohen, së pari nuset i çojnë të Shehi për ‘t’i provuar’.

“Edhe kjo, si shumë histori të tjera janë gënjeshtra dhe me qëllim për t’i degraduar iu është mveshur besimtarëve të tarikateve”, thotë Sheh Bedri Osmanollaj.

Ndiqeni minutën e 33:34 të emisionit për ta dëgjuar përgjigjen e plotë të Sheh Bedri Osmanollaj për këtë temë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat