Biserko thotë se këto grupe po provokojnë konflikt në veri të Kosovës

Lajme

Biserko thotë se këto grupe po provokojnë konflikt në veri të Kosovës

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 23:49
Sonja Biserko

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka thënë se thirrja e kryeministres serbe Ana Brnabiq drejtuar shoqërisë civile për të folur për situatën në Kosovë është një përpjekje për të homogjenizuar opinionin e gjerë rreth barrikadave në veri. Ajo tha se situata në kufirin me Kosovën është shumë më e ndërlikuar për shkak të pranisë së njësisë paraushtarake ruse Ëagner dhe ‘ujqërve të natës’, si dhe grupeve ekstremiste serbe që bëjnë gjithçka për të provokuar një konflikt dhe më pas të gjejnë justifikim për të pushtuar veriun.

Kryeministrja serbe, Brnabiq ka lutur organizatat joqeveritare që të ngrenë zërin, sepse, sipas saj, situata në Kosovë është “në prag të konfliktit të armatosur”.

Në këtë kontekst, Biserko, duke folur për “Danas” ka përkujtuar deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se “hapësira jonë për manovrim është të tregojmë unitet, vendosmëri dhe bashkim”.

“Kohët e fundit, kryeministrja ka për detyrë t’i komunikojë komunitetit perëndimor “të vërtetat” e pakëndshme, duke filluar nga Gabriel Escobar, diplomatë dhe politikanë gjermanë. Komuniteti perëndimor kohët e fundit ka treguar mirëkuptim më të mirë të situatës në Mal të Zi dhe thekson se është prioritet interesi nacional dhe se Mali i Zi nuk duhet të bashkohet në Ballkanin e Hapur. E gjithë kjo tregon se po humbasin durimin në pritje të përgjigjes së Serbisë për të lëvizur nga pozicioni që destabilizon Ballkanin Perëndimor. Sa i përket thirrjes për shoqërinë civile, qeveria ka një pjesë të sektorit civil që pajtohet me qëndrimin e qeverisë. Kjo para së gjithash i referohet përpjekjes për të zbatuar të vetmin qëndrim që mbron qeveria, që është ndarja e Kosovës”, thotë Biserko.

Përveç kësaj, Biserko thotë, situata në kufirin me Kosovën është shumë më e ndërlikuar për shkak të pranisë së njësisë paraushtarake ruse ‘Wagner’ dhe ‘ujqërve të natës’, si dhe grupeve ekstremiste serbe që bëjnë gjithçka për të provokuar një konflikt dhe më pas të gjejnë justifikim për të pushtuar veriun.

“Është interesante deklarata e presidentit nga Azerbajxhani se ai dëshiron të ‘marrë përvojat e tyre, sepse ata dinë të luftojnë dhe të fitojnë’. Në të njëjtën kohë, ai harron se fitorja e fundit ishte e mundur për shkak të ndërhyrjes së Turqisë, të cilën Rusia e injoroi. Është e qartë se ai [Vuçiq] po llogarit në mbështetjen ruse, sepse tashmë KFOR-i dhe NATO-ja e kanë paralajmëruar që të mos shkojë në atë drejtim”, thotë Biserko.

Sipas saj, kërkesa e Perëndimit, në radhë të parë e Gjermanisë, për heqjen e barrikadave u prit me breshëri ofendimesh.

“Deri vonë Vuçiq besimin më të madh e kishte në Gjermani, e cila është edhe investitori më i madh në Serbi. Sjellja e Beogradit tregon se qeveria e ka tejkaluar veten dhe se nuk ka më vend për manipulime të ndryshme dhe Perëndimi nuk e toleron më, siç ka bërë prej vitesh në dëm të të gjithë fqinjëve [të Serbisë]. Gjithashtu duhet pasur parasysh se Rusia nuk është e interesuar për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të bëjë gjithçka për ta parandaluar atë”, thekson Biserko.

Përkundër të gjitha manovrimeve të përmendura të Beogradit, ajo thotë se ministri i Jashtëm Nikola Selakoviq ende deklaron se Serbia nuk po heq dorë nga anëtarësimi i saj në BE, duke llogaritur natyrisht se Perëndimi, mbi të gjitha SHBA-të, do të vazhdojë të kenë qëndrim dashamirës, duke shpresuar se Vuçiq do të zgjedhë perspektivën evropiane të Serbisë.

“Ai me asgjë nuk e ka treguar këtë. Që t’i besohet atij si pjesë e shoqërisë civile që e avokon atë opsion, duhet para së gjithash ndryshimi i politikës mediatike. Ndërkohë, shohim se situata po radikalizohet, se Russia Today mori një zyrë në Beograd dhe se Aleksandar Vulin, si njeri i rusëve u bë shef i  BIA-s. Çfarë politike pro-evropiane është ajo?”, ka pyetur Biserko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat