Kapet qytetari që mbushi makinën me derivate dhe iku pa paguar

Lajme

Kapet qytetari që mbushi makinën me derivate dhe iku pa paguar

Më: 29 mars 2023 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka dërguar një mbajtje një person, i cili dy herë me radhë kushte furnizuar veturën me karburante në dy pika të derivateve dhe ishte larguar pa paguar.

Ngjarja ka ndodhur në Kaçanik. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Nikaj,& Duraj, Kaçanik17 & 25.03.2023-13:40/12:15. Me 28.03.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në dy pika të derivateve e ka furnizuar veturën e tij dhe nuk e ka bërë pagesën.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat