Ambasadori i Qipros iu bënë qejfin serbëve: Qëndrimi rreth mospranimit të Kosovës është parimor edhe konsistente

Lajme

Ambasadori i Qipros iu bënë qejfin serbëve: Qëndrimi rreth mospranimit të Kosovës është parimor edhe konsistente

Nga: F.B. Më: 14 maj 2023 Në ora: 11:38
Flamuri i Qipros

Ambasadori i Qipros, serbi Dimitrios Teofilaktu ka deklaruar sot se qëndrimi i vendit të tij për mosnjohjen e Kosovës është konsistent edhe parimor , duke ju bërë qejfin vendorëve rreth Kosovës.

"Qipro respekton integritetin territorial të Serbisë, sikur respekton edhe integritetin e vendeve tjera. Qëndrimi ynë për Kosovë është parimor dhe konsistent, jo sepse kemi problem të ngjashëm, por sepse duhet të jemi parimor dhe të besueshëm dhe të kemi qëndrime të tilla” ka thënë në intervistë për “Politika” që transmetohet nga “Tanjug” dhe “Bota Sot”.

Ai shtoi se Qipro dhe Serbia kanë raporte tradicionale, të kultivuara dhe shumanshme.

"Në dritën e zhvillimeve aktuale me Qipron dhe Kosovën, ne (Qipro e Serbia) i duhemi njëra tjetrës dhe kemi mirëkuptim dhe mbështetje krahas hapjes së mundësive të reja për rregullimin e raporteve", ka thënë ambasadori qipriot.

Në harmoni me politikën e BE-së, vendi ynë mbështet dialogun mes Beogradit edhe Prishtinës, por insiston së bashku edhe me vendet tjera anëtare në përmbushjen e rregullores lidhur me komunat serbe në Kosovë, që janë “aspekte kyçe të politikës së Beogradit në përputhje me marrëveshjen e Brukselit”.

Teofilaktu theksoi se në anën tjetër, sa i përket interesit vital të ashtuquajturave shteteve të vogla nuk janë në harmoni me interesat e shteteve të mëdha dhe shtetet e mëdha kryesisht bëjnë presione të caktuara “që mund të parashihen”.

Duke përfunduar ai shtoi se pa marr parasysh pasojat ekonomike apo pasojat tjera shtetet nuk do duhej të marrin vendime nën presion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat