Xhemajli e Limaj tregojnë se si paramilitarët kërkuan t’i vrisnin të burgosurit duke u transferuar në Dubravë

Lajme

Xhemajli e Limaj tregojnë se si paramilitarët kërkuan t’i vrisnin të burgosurit duke u transferuar në Dubravë

Më: 22 maj 2023 Në ora: 21:25
Bajraush Xhemajli

Katër të mbijetuar të masakrës së Dubravës po rrëfejnë në Pressing për përjetimet  e tyre.

Fillimisht disa prej tyre ishin në burgun e Nishit për t’u transferuar në Dubravë.

Por as rruga e transferimit nuk ishte e qetë. Bajraush Xhemajli rrëfeu sesi paramilitarët serbë kërkonin që të burgiosurit shqiptarë të mos transferoheshin, por të mbesin në duart e paramilitarëve.

Ndalimi kishte ndodhur në fshatin Carallukë të Malishevës.

Pos Xhemajlit, këtë ngjarje e rrëfeu edhe Demir Limaj, i cili tregoi për këtë ndalim.

‘”Në fshaitn Carallukë, na kanë ndalur një grup i paramilitarëve serbë dhe aty është bërë ai debati, sepse ata menduan që ne jemi serbë vullnetarë, kur e kuptuan që jemi të burgosur thanë këta janë terrorista, ka edhe ashtu por të gjithë janë njësoj. Kërkuan që mos të vazhdojmë rrugën dhe të na zbresi neve ashtu. Pas gjithë përpjekjeve të mbikeqyriit të burgut të Nishit tha se kemi urdhër nga lartë që t’i transferojmë në burgun e Dubravës”, ka thënë ai.

Më tutje Limaj tha se paramilitarët serbë kërkuan së paku pesë të burgosur.

“Thanë se na kanë vrarë pesë persona dhe i duam pesë prej tyre”, rrëfeu Limaj teksa tregoi për mllefin që paramilitarët serbë i kishin për aksionet e UÇK-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat