FSK jep detaje për gjetjen e trupit të pajetë të 4 vjeçarit

Lajme

FSK jep detaje për gjetjen e trupit të pajetë të 4 vjeçarit

Më: 23 maj 2023 Në ora: 13:51
FSK

Forca e Sigurisë së Kosovës ka arritur ta gjej pa shenja jetë trupin e fëmijës katërvjeçar i cili kishte rënë në kanalin e Ibër-Lepencit në Mitrovicë.

Fëmija ishte i raportuar i zhdukur që nga dita e djeshme, ndërsa trupat e FSK-së kanë dalë në vend ngjarje dje në orët e vona të pas ditës, pas kërkesës së Qendrës së Situatave, duke angazhuar ekipet e Kërkim Shpëtimit malor, ujor dhe K9 të Gardës Kombëtare, të cilat kanë punuar në koordinim me Policinë e Kosovës.

Pas evakuimit të viktimës trupi i pajetë është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme.

Ndryshe, zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, ka konfirmuar se është gjetur trupi i pajetë i katërvjeçarit që ka rënë dje në kanalin e Ibër-Lepencit, në Akrashticë të Vushtrrisë.

Ai ka deklaruar se viktima u gjet sot rreth orës 12:00 nga nga ekipet e kërkim-shpëtimit në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Policia është duke u marrë me procedurat e hetimit dhe trup i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”.

“Trupi është gjetur në Bukosh të Vushtrrisë”, ka thënë Zahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat