Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Hajzer Gruda

Lajme

Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Hajzer Gruda

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 16:41
Hajzer Gruda

Ka ndërruar jetë, ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hajzer Gruda nga fshati Polac.

Ngushëllime për vdekjen e tij ka shprehur, nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Lushtaku tha se Hajzer Gruda ishte luftëtar me nder e përgjegjësi të lartë.

“Paska ndërruar jetë bashkëluftëtari Hajzer Gruda nga fshati Polac. Me fillimin e luftës ai iu bashkua radhëve të UÇK-së, duke shërbyer me nder e përgjegjësi të lartë në detyrën më fisnike – luftëtar i lirisë së atdheut. Ngushëllime familjes Gruda, miqve e dashamirëve.  U prehtë në paqe!”, ka shkruar Lushtaku në Facebook

.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat