ASK: Më shumë persona të vdekur në vitin 2024 sesa një vit më parë

Lajme

ASK: Më shumë persona të vdekur në vitin 2024 sesa një vit më parë

Më: 5 qershor 2025 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Në vitin 2024 janë regjistruar 11 mijë e 810 vdekje brenda dhe jashtë Kosovës.

Prej këtyre vdekjeve të regjistruara, 10 mijë e 137 vdekje kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës, nga të cilat 5 mijë e 320 janë meshkuj ose 52,5% dhe 4 mijë e 817 vdekje janë femra ose 47,5%.

Krahasuar me vitin paraprak 2023, numri i vdekjeve është rritur për 515 persona. Në vitin 2023 ishin 9 e mijë  622 persona të vdekur brenda territorit të Kosovës.

Kurse, jashtë Kosovës janë regjistruar 1 mijë e 673 vdekje. Krahasuar me vitin 2023 1 mijë e 499 vdekje, në vitin 2024 kanë vdekur 174 persona më shumë, ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Sipas komunës ku ka ndodhur vdekja, në Prishtinë janë regjistruar më së shumti vdekje 2 mijë e 795 ose 23,7%; në Prizren 1 032 vdekje ose 8,7%; në Pejë 712 vdekje ose 6,0% etj.

Foshnje të vdekura në vitin 2024, të ndodhura vetëm në Kosovë, ishin 126, dhe pjesëmarrja e tyre në gjithsej të vdekur ishte 1,2%. Nga këto foshnje të vdekura, 70 raste ishin meshkuj ose 55,6% dhe femra 56 raste ose 44,4%.

Foshnje të vdekura deri 6 ditë ishin 94 ose 75,2%; foshnje të vdekura nga 7 deri 27 ditë ishin 18 ose 14,4%; dhe foshnje të vdekura nga 28 deri në 364 ditë ishin 13 ose 10,4%.

Mosha mesatare e personave të vdekur në vitin 2024 ishte 72 vjeç, prej tyre për meshkuj 70 vjeç, dhe për femra 74 vjeç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat