Ulja e tensioneve në Ballkanin Perëndimor, Rubio takon Gjuriq – përmendet Kosova

Lajme

Ulja e tensioneve në Ballkanin Perëndimor, Rubio takon Gjuriq – përmendet Kosova

Më: 6 gusht 2025 Në ora: 22:01
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, takohet me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio priti sot në takim në Uashington ministrin e Jashtëm serb Marko Gjuriq.

Ata diskutuan mbi rëndësinë e uljes së tensioneve në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht me Kosovën dhe në Bosnjë e Hercegovinë, për të çuar përpara stabilitetin rajonal dhe për të përgatitur terrenin për rritje ekonomike dhe prosperitet.

SHBA është e përkushtuar për marrëdhënie të dobishme reciprokisht me Serbinë që i shërben qytetarëve tanë dhe interesave tona.

Në takim u dakordua që SHBA dhe Serbia do të zhvillojnë një dialog strategjik dypalësh më vonë këtë vit për të thelluar lidhjet ekonomike dhe të sigurisë, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit të lëshuar nga zëdhënësja Tammy Bruce.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat