Këshilli gjyqësorë shkarkon nga detyra dy gjykatëse nga Ohri, ja arsyet

Maqedonia

Këshilli gjyqësorë shkarkon nga detyra dy gjykatëse nga Ohri, ja arsyet

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 08:56
Këshilli gjyqësorë

Këshilli Gjyqësor shkarkoi dy gjykatës. Organi më i lartë gjyqësor njoftoi se ata u shkarkuan për shkak të punës joprofesionale dhe neglizhencës.

Këshilli Gjyqësor nuk tregon emrat e gjykatësve, ndërsa jozyrtarisht bëhet fjalë për dy gjykatës nga Gjykata e Ohrit. Njëri ka gjykuar çështje penale, tjetri civile. Alsat zbulon se gjykatësja Vesna Kiçeec, e cila mund të ankohet në Supreme, është midis të shkarkuarve.

Ajo i ka gjykuar një shtetasi serb i cili rrahu fatalisht një burrë nga Ohri gjatë pritjes së vitit 2016.

Fillimisht, shtetasi serb u dënua me 16 vjet burg, por Gjykata e Apelit në Manastir e ktheu gjykimin nga fillimi. Ndërkohë, i dyshuari u la i lirë nga paraburgimi dhe u kthye në Serbi.

Ai kurrë nuk është paraqitur në gjykatën e Ohrit për rigjykimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat