414 raste të reja, 496 të shëruar dhe shtatë të vdekur nga KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

414 raste të reja, 496 të shëruar dhe shtatë të vdekur nga KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Më: 1 janar 2021 Në ora: 16:48
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1619 testime ndërsa janë regjistruar 414 raste të reja me koronavirus.

Instituti për Shëndet Publik ka njoftuar se 496 persona kanë fituar betejën kundër KOVID-19.

Në 24 orët e fundit,  shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e koroanvirusit.

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë evidentuar 83 743 raste me KOVID-19, numri i pacientëve të shëruar është 61 943 i të vdekurve 2 510.

Numri i rasteve aktive është 19 290.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat