Filipçe nuk ka informacione nëse Mijallkov është testuar apo është paraqitur për izolim

Maqedonia

Filipçe nuk ka informacione nëse Mijallkov është testuar apo është paraqitur për izolim

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 16:10
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe nuk ka informacione nëse ish shefi i policisë sekrete, Sasho Mijallkov është testuar për Covid-19 ose nëse ka kontaktuar autoritetet shëndetësore.

Mijallkov pasi u “zhduk” që nga dita e diel, dje u paraqit dhe arsyetoi mungesën e tij me pretekstin se ka qenë në vetizolim sepse ka pasur temperaturë të lartë trupore.

“Nuk kam informacione nëse është testuar ose nëse ka kontaktuar Inspektoratin Shëndetësorë”, tha ministri Filipçe.

I pyetur se a mundet që virusi të kthehet brenda tre muajve, si në rastin e Mijallkovit, Filipçe tha se shkenca ende nuk ka përgjigje për këtë çështje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat